Bota

Sllovenia do të rihapë ambasadën në Kiev, i kërkon BE-së të bëjë të njëjtën gjë

21 Mars 2022, 13:00 Nga DOSJA
Sllovenia do të rihapë ambasadën në Kiev, i kërkon

SLLOVENI- Kryeministri slloven, Janez Jansa tha se diplomatët slloven do të kthehen në Ukrainë, duke përmendur nevojën e saj për “mbështetje të drejtpërdrejtë diplomatike”.

Sllovenia do të dërgojë diplomatët e saj në Kiev së shpejti. Ata do të jenë vullnetarë. Ne po punojmë që BE-ja të bëjë të njëjtën gjë. Ukraina ka nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë diplomatike’’-shkroi të dielën në Twitter  Jansa.

Ambasadori i Sllovenisë në Kiev, Tomazh Mencin, u largua nga kryeqyteti i Ukrainës, së bashku me të gjithë stafin e tij, pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, dhe ambasada ka qenë e zbrazur që atëherë, raportoi faqja sllovene e lajmeve Delo.

Ai shtoi se kthimi i përfaqësuesve diplomatikë të BE-së ishte sugjerimi i parë që u shfaq pasi tre liderë evropianë, përfshirë Jansa, vizituan Kievin javën e kaluar për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për të shprehur mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër rusëve pushtues.

Krahas Jansas, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe Petr Fiala i Republikës Çeke udhëtuan në qytetin pjesërisht të rrethuar.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota janez jansa lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki tomazh mencin janez jansa lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki tomazh mencin

Sondazh

Poll