Bota

Çmimi i naftës pëson sërish rritje në bursë, reagon Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë

21 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
Çmimi i naftës pëson sërish rritje në bursë,

SHBA- Çmimi ndërkombëtarë i naftës ka pësuar sërish rritje këtë të hënë. Nafta e papërpunuar Brent (BZ=F) u rrit 3.8%, duke shkuar në 111.46 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta e papërpunuar e lehtë (CL=F) u rrit me 4%, duke u tregtuar me 108.9 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut.

Sipas CNN.gr, rritja e çmimit u ndikua pas njoftimit se Bashkimi Europian në bashkëpunim me aleatët e tij perëndimorë po diskuton ndalimin e importeve të naftës ruse.

Dy faktorë janë ato që po i shtyjnë rritjen e çmimeve të naftës. Pasiguria e vazhdueshme për situatën që po ndodh në Ukrainës dhe spekulimet mbi një valaë të fundit të Covid në Kinë. 

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) bëri thirrje për konsumatorët të marrin “masa urgjente” për të ulur konsumin e naftës.

Lufta Rusi-Ukrainë ka ngritur shqetësime për ndërprerjet e furnizimit si rezultat i sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës dhe gazit rus. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë thënë gjithashtu se do të heqin dorë nga karburantet ruse.

Rusia furnizoi 11% të konsumit botëror të naftës dhe 17% të konsumit botëror të gazit në vitin 2021, dhe deri në 40% të konsumit të gazit në Evropën Perëndimore gjatë së njëjtës periudhë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me presidentin e SHBA-së Joe Biden këtë javë ndërsa BE-ja shqyrton një embargo të naftës ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll