Bota

PREKËSE! 5-vjeçarja ukrainase i shpëton luftës, por vdes pasi e përplas makina

21 Mars 2022, 13:28 Nga DOSJA
PREKËSE! 5-vjeçarja ukrainase i shpëton luftës, por vdes

UKRAINË-Një vajzë 5-vjeçare ukrainase, e cila mbërriti pak ditë më parë në Itali me familjen e saj duke ikur nga lufta, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në “Cantorato”, në periferi të Crotone. Vajza ka qenë duke ecur në anë të rrugës së bashku me një kushëri, i cili nuk ka mbetur i plagosur rëndë. 5-vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë.

Sipas TGCOM24 drejtuesi i makinës që përplasi vajzën ishte një 45-vjeçar. Kushëriri i vogëlushes tentoi ta ndihmojë, por fatkeqësisht e vogla vdiq në vend.

Drejtuesi i mjetit u dërguar në spital, për kryerjen e analizave përkatëse mjekësore për të testuar nëse ishte nën efektin e alkolit. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të aksidentit.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll