Aktualitet

Puna nga shtëpia/ Shtohen kërkesat për IT dhe programues

21 Mars 2022, 12:04 Nga DOSJA
Puna nga shtëpia/ Shtohen kërkesat për IT dhe programues

Situata aktuale, rritja e çmimeve, ka bërë që punëdhënësit t’i qasen ndryshe tregut të punës. Ata po ofrojnë paga më të larta, për të tërhequr punëtorë.  “Nëse do të bënim një listë, kërkesat për IT, Programues, Zhvillues, janë në majë. Kërkesat nga kompani shqiptare dhe ndërkombëtare janë vetëm në rritje”, thotë agjentja e punësimeve, Eranda Ymerali.

Tani me konfliktin Rusi-Ukrainë, me sanksionet ndaj Rusisë dhe situatës në Ukrainë, kompanitë po kërkojnë t’i zhvendosin profesionistë të profileve si IT dhe Programues, pra profesione që mund të punojnë nga shtëpia, në vendet e Ballkanit. Kemi nisur procedurat për leje pune dhe leje qëndrimi të këtyre shtetasve në Kosovë dhe Shqipëri. Profesione të tjera që po kërkohen, janë ato të sezonit, si hoteleritë kryesisht. Kërkesë ka shumë për profesione bazike si sanitare, Call Center, fasoneri, delivery etj. Por ka vështirësi të gjesh punëtorë të këtyre profileve, pasi pagat janë të ulëta.


Po hasim së fundi njoftime: si p.sh. kërkojmë lavazhier me pagë 500 euro, dikush tjetër me 50 mijë lekë. Por që në përgjithësi rezultojnë me probleme, pasi nuk ka kontratë të shkruar me detyrimet e punëdhënësit dhe përfitimet e punëmarrësit. Pra njoftimi bëhet për të tërhequr vëmendjen dhe më pas rezulton që kushtet e punës, nuk janë ato të premtuarat.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eranda ymerali puna nga shtepia eranda ymerali puna nga shtepia

Sondazh

Poll