Bota

Sulmohen disa ndërtesa në Odesa, Rusia mohon të shënjestrojë civilët

21 Mars 2022, 12:15 Nga DOSJA
Sulmohen disa ndërtesa në Odesa, Rusia mohon të

UKRAINË-Autoritetet në Odesa kanë akuzuar forcat ruse se kanë kryer një sulm ndaj ndërtesave të banimit në periferi të qytetit ukrainas herët këtë mëngjes, sulmi i parë i tillë në qytetin port të Detit të Zi.

Këshilli i qytetit tha se nuk kishte viktima, megjithëse sulmi shkaktoi një zjarr ndërkohë Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët.

Këto janë ndërtesa banimi ku jetojnë njerëz paqësorë,” citohet të ketë thënë kryebashkiaku, Gennadiy Trukhanov.

Odesa është vlerësuar prej kohësh si një objektiv kryesor strategjik për forcat e Vladimir Putinit, pasi ajo përbën pjesën më të madhe të tregtisë detare në Ukrainë. Ukraina nuk ka asnjë port tjetër të madh ku të mbështetet dhe marrja e Odesës do të nënkuptonte se Rusia dominon në mënyrë efektive të gjithë bregun verior të Detit të Zi.

Marrja e Odesës mund të ketë pasoja negative edhe për vendet fqinje. Kontrolli i qytetit mund t’u mundësojë forcave ruse të hapin një korridor tokësor në rajonin e shkëputur të Transnistria, i cili ka kërkuar pavarësinë nga Moldavia që nga vitet 1990. Rajoni tashmë pret 1500 trupa paqeruajtëse ruse.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gennadiy trukhanov lufta ukraine-rusi gennadiy trukhanov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll