Bota

Kurti për ‘La Repubblica’: Vuçiçi është kukull e Putinit

21 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Kurti për ‘La Repubblica’: Vuçiçi është

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhën një intervistë për gazetën italiane La Repubblica ai ka folur për presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kurti e quan atë ‘Kukulla e Kremlini’ dhe thekson se Vuçiç  është në përpjekje për ta destabilizuar Ballkanin duke “përsëritur modelin” e Rusisë. 

Kurti ka folur për lidhjen e Serbisë me Rusinë duke thënë se “Bashkimi Sovjetik është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj” si Donbasi, Krimea, Transnistria e Osetia e Jugut.

“Ai e ndjen Stalinin dhe sheh Rooseveltin e tij në Bidenin. Putini dëshiron të rishkruajë historinë. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do të jetë e mjaftueshme për të. Ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar. Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të përpiqet ta bëjë dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”– tha Kurti.

Duke treguar se shtetet përreth Kosovës, me përjashtim të Serbisë, janë të anëtarësuara në NATO, Kurti tregoi se këtë e synon edhe Kosova.

Kryeministri i Kosovës tha se Serbia “dëshiron para europiane dhe armë ruse”.

“Edhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë…të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 21. Serbia në vend të kësaj mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në mburojën sllave. Serbia, sikur Rusia e Bjellorusia kanë mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta. Ata ju akuzojnë se e trajtoni pakicën serbe ashtu siç u akuzuan ukrainasit për pro-rusët në Donbas. Presidentit Putin i pëlqen të mistifikojë ndërhyrjen e NATO-s për ta justifikuar hegjemoninë ruse”-tha Kurti.

Kurti në këtë intervistë komentoi edhe faktin që Putini e përmendi Kosovën për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës.

“Ne kishim zgjedhje në Kosovë dhe një referendum gjatë okupimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbas ishin shumë të ndryshme. Pastaj ishte OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare që e bëri të qartë se pavarësia nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”-tha ai.

I pyetur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, Kurti tha: “Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg ata që luftuan për liri”.

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll