Bota

VIDEO/ Moment i bukur! Dy oficerë sllovake luajnë me fëmijët ukrainas

21 Mars 2022, 10:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Moment i bukur! Dy oficerë sllovake luajnë me fëmijët

UKRAINË- Dy oficerë sllovak, shfaqen në një video duke luajtur me dy fëmijë ukrainas në kufirin sllavak. Në kufi nëna ukrainase e fëmijëve po qëndronte me çanta dhe valixhe duke pritur rradhën, teksa oficerët luanin me ta. Sipas The Indian Express fëmijët shihen duke u argëtuar dhe qeshur.

Ky moment ishte shumë dashamirës nga ana e tyre, për t’iu ofruar pak gëzim pasi po largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës. Gjest i ëmbël nga dy oficerë të policisë sllovake ka ngrohur zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Faqja zyrtare e Policisë së Sllovakisë ka postuar disa nga fotot e oficerëve me fëmijët. Kanë shkruar se momente të tilla i japin shpresë pushtimit të Ukrainës se do të fitojë këtë betejë.

“Momente si kjo na japin shpresë se pushtimi i paprecedentë dhe i paligjshëm i agresorit rus në Ukrainë do të përfundojë së shpejti dhe njerëzimi do të fitojë mbi të keqen”, ka shkruar faqja e policisë sllovake.

Lufta në Ukrainë vazhdon dhe imazhet e qytetet e shkatërruara nga bombardimet trishtojnë çdo njeri që i sheh.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dy oficerë sllovak lufta ukraine-rusi sllovaki dy oficerë sllovak lufta ukraine-rusi sllovaki

Sondazh

Poll