Bota

VIDEO/ “Rusia po e mbyt Ukrainën në lot, gjak dhe kufoma fëmijësh”

21 Mars 2022, 10:12 Nga DOSJA
VIDEO/ “Rusia po e mbyt Ukrainën në lot, gjak dhe kufoma

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon një video e re po bën xhiro në rrjet. Videoja prekëse tregon shkatërrimin që ka pësuar Ukraina që nga fillimi I bombardimeve ruse në Ukrainë.

Videoja tregon pamjet të presidentit Vladimir Putin dhe ushtarëve ukrainas, ndërtesat që shkatërrohen, sulmet ajrore, qytetarë që qajnë, spitalet me fëmijë dhe momentet e fundit të shumë yqtetarëve që nuk mundën dot ti mbijetonin sulmeve.

“Por kjo nuk është aq e thjeshtë për ne. Sepse tani ukrainasi i përditshëm thjesht nuk mund të thotë “ishte” pa shpërthyer në lot. Kjo ishte shtëpia ime. Ky ishte shoku im. Ky ishte qeni im. Kjo ishte makina ime. Kjo ishte puna ime. Dhe ky ishte babai im. Dhe kjo ishte vajza ime. Rusia e ka mbytur Ukrainën në lot, gjak dhe kufoma fëmijësh”-thuhet në pjesën hyrëse të videos.

Në pjesën mbyllëse videoja përfundon me pamjet e monumenteve të Ukrainës në kohë të lumtura.

“Do të ketë shtëpi të reja. Do të ketë qytete të reja. Do të ketë ëndrra të reja. Do të ketë një histori të re. Ata që kemi humbur do të mbahen mend. Ukraina ishte e bukur, por tani do të bëhet e mrekullueshme,”-përfundon videoja.

Sipas Daily Mail, pamjet janë shpërndarë nga spikeri i Channel 4 News, Krishnan Guru-Murthy, i cili tha se video është nga Vladimir Zelenskyy, megjithatë presidenti ukrainas nuk e ka ndarë ende atë në mediat e tij sociale.

Videoja tani ka më shumë se 233,000 shikime dhe postimi i zotit Guru-Murthy është pëlqyer më shumë se 2,500 herë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll