Bota

TRAGJIKE/ Rrëzohet avioni ‘Boeing 737’ me 132 pasagjerë në Kinë, s’dihet numri i viktimave

21 Mars 2022, 08:31 Nga DOSJA

KINË– Avioni i ‘Boeing 737’ me 132 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Kinë. Avioni i China Eastern Airlines që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou ka rënë në malet në Guangxi. Rrëzimi i avionit masiv ka shkaktuar zjarr në malet. Fluturimi i China Eastern Airlines kishte 133 persona në bord në momentin e incidentit, me nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni, i cili ishte gjashtë vjeç, ra në tokë në vetëm disa minuta, duke i dhënë ekuipazhit pak kohë për të reaguar ndaj çfarëdolloj problemi. MU5735 u nis nga Kunming për në Guangzhou u nis në orën 13:11 me kohën lokale sipas të dhënave të FlightRadar24. Gjurmimi i fluturimit përfundoi në orën 14:22 (0622 GMT) në një lartësi prej rreth 30,000 këmbësh me një shpejtësi prej 376 nyje kur papritur ra në tokë.

Numri i viktimave nuk dihet ndërsa mësohet se ekipet e shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

TRAGJEDIA në Kinë me 137 pasagjerë! Lista e aksidenteve fatale të Boeing 737

VIDEO/ Rrëzimi i ‘Boeing 737’ në Kinë, pjesët e avionit të shpërndara në mal

PAMJET e para/ Tym në zonë, video nga rrëzimi i avionit me 133 pasagjerë në Kinë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kine rrezohet avioni ne kine kine rrezohet avioni ne kine

Sondazh

Poll