Bota

Sanksione shtesë, Borell: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë

21 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Sanksione shtesë, Borell: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë

BRUKSEL-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i tha Këshillit të Ministrave të Jashtëm se Rusia po kryen krime lufte duke shtuar se ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i madh lufte, qyteti do të shkatërrohet.

Ai shtoi se ministrat e jashtëm do të konsiderojnë sanksione shtesë, veçanërisht për energjinë. Në të njëjtën kohë, duke iu referuar busullës strategjike, ai theksoi se nuk është përgjigja e luftës në Ukrainë, por është pjesë e përgjigjes.

Kemi dy vite që po punojmë për të. Kur filluam të punonim, nuk mund ta imagjinonim që në minutën e fundit të miratimit, situata do të ishte kaq e keqe dhe se Evropa do të përballej me një sfidë kaq të madhe,” -tha Josep Borrell.

Përveç kësaj, ai theksoi nevojën për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën dhe tha se Ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Moldavisë, si dhe një telekonferencë me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota josep borrell lufta ukraine-rusi josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll