Aktualitet

Elezi dhe Kulluri: Komisioni i Rithemelimit dhe PD të ulen në një tryezë

21 Mars 2022, 10:40 Nga DOSJA
Elezi dhe Kulluri: Komisioni i Rithemelimit dhe PD të ulen në një

TIRANË– Demokratët Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri kërkojnë një Parti Demokratike të bashkuar. Në konferencën që zhvilluan ditën e sotme për mediat, ata u shprehën se demokratët duan një parti të bashkuar, mirëpo kjo kërkon vullnet nga të dyja palët.

“Do japim kontributin tonë, jemi të gatshëm për bashkimin e PD nëse ka vullnet nga të dyja palët. Demokratët duan një parti, morali politik i çdo njeriu është përgjegjësi personale, ne nuk kemi bërë tregti, nuk kemi bërë ndonjëherë pazare në kurriz të parimeve. Rezultati i 6 marsit tregoi se ashtu si viti 2021 humbën përballë Edi Ramës, më duket e çuditshme për zgjedhje të parakohshme sepse më duket nxitim për t’i dhënë mandatin e katërt Edi Ramës. Si do të përballemi ne, nuk përballemi, është garë e humbur pa nisur akoma. Sot kemi dalë për t’i bërë thirrje demokratëve për të mbajtur qëndrimin e tyre ndaj dy iniciativave që po e përçajnë PD-në. Do presim reagimin, ka nevojë urgjente për të dy palët. Nëse do të kërkojnë nga ne të dy për të gjetur një zgjidhje do ta bëjmë”, shtoi Kulluri.

“Duhet të ulemi menjëherë. Unë kam qenë gjithmonë i qartë se mua më bashkon rrugëtimi politik, ne s’kemi qenë shokë, por na ka bashkuar rrugëtimi politik, e shoh konsekuent. Përçarje do të ketë gjithmonë, do të kemi edhe unë me Kullurin, por nuk do të thotë të kesh përçarje për pikëpamjet apo të kodit moral. Ne jemi këtu për shkak të mungesës së vullnetit të tyre për t’u larguar. përplasja politike është shumë pak e ashpër në krahasim me atë që duhet të jetë. Duhet të ketë ballafaqim të tyre dhe garë me debat të dy figurave”, u shpreh Elezi.

Partia Demokratike ndodhet në krizë ndërsa dhanë dorëheqjen nga postet që mbanin në PD Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Kryedemokrati Lulzim Basha tha më parë se ndodhet në një proces të thellë reflektimi dhe se është gati të ndërmarrë çdo veprim në interes të PD-së. Basha do të mbledhë ditën e sotme deputetët e PD-së në një mbledheje në selinë blu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin kulluri ibsen elezi partia demokratike ervin kulluri ibsen elezi partia demokratike

Sondazh

Poll