Aktualitet

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohen penalisht 51-vjeçari në Tiranë

21 Mars 2022, 10:21 Nga DOSJA
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohen penalisht

TIRANË- Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”. 51-vjeçari me inicialet B.R., banues në Tiranë është arrestuar pasi është kapur nga policia teksa ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “3 Dëshmorët”. Në cilësinë e provës materiale i është sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 51- vjeçari do të ndiqet penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:– B. R., 51 për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “3 Dëshmorët”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane lojera fati ne tirane operacioni “fati i lojërave” tirane arrestim ne tirane lojera fati ne tirane operacioni “fati i lojërave” tirane

Sondazh

Poll