Politike

Kriza politike, Basha i prerë: Largimi i Ramës nuk do jetë çështje fjalësh, por veprash

10 Korrik 2019, 08:09 Nga DOSJA
Kriza politike, Basha i prerë: Largimi i Ramës nuk do jetë

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se shqiptarët kanë vendosur që Rama të largohet nga qeveria. Ai ka theksuar sot se largimi i Ramës nuk do jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Sipas kreut të PD-së qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian.”Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”-thotë Basha.

Deklarata e Bashës vjen në një moment kur  vendi vijon të jetë nënjë krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Dy ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.  Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politke lulzim basha zgjedhjet lokale edi rama kriza politke lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll