Politike

Meta takon Pendarovskin, s’harron Ramën: Sot bëhet 1 muaj i shpërdoruar kot, që pas anulimit të 30 Qershorit për arritje

10 Korrik 2019, 07:22 Nga DOSJA
Meta takon Pendarovskin, s’harron Ramën: Sot bëhet 1 muaj i

BOSNJE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun maqedonas, presidentin, Stevo Pendarovski,  gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se tashmë të dyja vendet duhet të të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në Tetor.

Presidenti thekson se sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të forcuar besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. 
Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme. 
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta samiti i sarajeves stevo pendarovski ilir meta samiti i sarajeves stevo pendarovski

Sondazh

Poll