Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona në Tiranë (NGJARJA)

20 Mars 2022, 20:54 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona në Tiranë

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat. Mësohet se dy persona me emrat Arjan Shtëmbari 60 vjeç dhe Edison Gashi 43 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas goditjeve me sende të forta të njëri-tjetrit, 60-vjeçari ka nxjerr armën dhe dyshohet se ka qëlluar dy herë. Të dy personat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç. Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

EMRAT/ Përplasja në Kombinat, kush janë dy personat e konfliktuar 

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan shtëmbari edison gashi te shtena me arme ne kombinat arjan shtëmbari edison gashi te shtena me arme ne kombinat

Sondazh

Poll