Aktualitet

Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat, shkrumbohet gjysma e saj

20 Mars 2022, 16:25 Nga DOSJA
Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat,

BERAT– Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë.

Të dy duke luajtur mendohet se kanë ndezur një zjarr, e më pas flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobileve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shtëpisë.

Në momentin që Krenar Gjata me bashkëshorten dhe dy fëmijët kanë pikasur zjarrin kanë nxjerrë fëmijëtnga banesa pa lëndime dhe menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësen. Megjithatë zjarri shkrumboi thuajse gjysmën e banesës së familjes Gjata, mirëpo fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në njerëz.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berat zjarr ne berat berat zjarr ne berat

Sondazh

Poll