Aktualitet

Rrihet brutalisht kuzhinieri Indrit Çela! Ishin 2 vëllezër, një në pranga, tjetri në kërkim

20 Mars 2022, 09:55 Nga DOSJA
Rrihet brutalisht kuzhinieri Indrit Çela! Ishin 2 vëllezër,

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë, ku 39-vjeçari Indrit Çela u dhunua me levë nga persona ende të panjohur. 39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart me targa AA 062 LR, por në një moment i kanë prerë rrugën dhe e kanë nxjerrë zvarrë me dhunë nga 2 persona, të cilët me grushta dhe me një levë hekuri e kanë dhunuar brutalisht, ndërkohë që në mjet me të ka qenë dhe bashkëshortja e tij.

Pasi kanë përfunduar e kanë lënë në rrugë të plagosur, me plagë të rënda në kokë dhe fytyrë. Kanë qenë dëshmitarët në vendin e ngjarjes që kanë lajmëruar ambulancën dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, në momentin që në spital mbërriti Policia, 39-vjeçari deklaroi se në fakt thjesht kishte bërë një aksident me makinë dhe në asnjë moment nuk ka pranuar që të jetë rrahur. Mirëpo dëshmia e tij nuk i ka bindur efektivët, të cilët e kanë marrë në pyetje sërish, por edhe kësaj here Çela është shprehur se nuk i kishte identifikuar autorët për shkak të errësirës. Megjithatë Policia e ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar si autorë, dy vëllezër nga fshati Derven, Ernest Luka, 24 vjeç, i cili është arrestuar mbrëmë, ndërsa vëllai tjetër është 27-vjeçari Dondald Luka, që aktualisht është shpallur në kërkim. Si shkak Policia përmend konflikte të mëparshme, por nuk je detaje të tjera.

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës. Por përveç Çelës, emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte si shef kuzhine në restorantin e djalin e tij. Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur nga SPAK.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dhunuan barbarisht shefin e kuzhinës, Policia zbardh ngjarjen: Autorë dy vëllezër…

Pse mohoi që u rrah? Story në Instagram ‘tradhton’ kuzhinierin Indrit Çela, ç’ndodhi dje?

VIDEO/ Rrihet brutalisht nga dy persona dhe braktiset në rrugë kuzhinieri i njohur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet indrit cela donald luka ernest luka indrit çela dhunohet indrit cela donald luka ernest luka indrit çela

Sondazh

Poll