Aktualitet

Dy të vdekur brenda minierës në Tropojë, 43-vjeçari sapo kishte nisur punë, pranga tekniku

20 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
Dy të vdekur brenda minierës në Tropojë, 43-vjeçari

TROPOJË- Afrim Zhutaj, 43-vjeçari nga Kepeneku i Tropojës, i cili humbi jetën brenda një miniere, kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punë në vendin ku do të humbte dhe jetën. Mësohet se para se të niste punën në galerinë që i mori jetën, ai punonte në minierën e Helshanit. Por kishte pasur një ofertë që i kishte ndërruar mendjen. 

Së bashku me 41-vjeçarin Adil Dauti nga fshati Gegaj, ai kishte nisur të punonte brenda një galerie artizanale të nxjerrjes së kromit në zonën e thellë malore në Lajthizë të Tropojës. Dje, ata shkuan si normalisht në punë për të gërmuar mineral në galeri, por tavani dhe muret e saj u shembën duke i marrë dhe jetën të dy të rinjve. Deri më tani Policia ka vënë në pranga 45-vjeçari, i identifikuar me iniciale A. R., me detyrë teknik i minierës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Çfarë ndodhi dje në Tropojë?

Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, të dy minatorë kanë ndërruar jetë dje në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në galerinë e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës. Të dy ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre, kur galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për më shumë orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë. Trupat e pajetë u nxorrën pas disa orësh kërkime nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

SHIKO EDHE KËTË:

E dyta herë që i ndodh! Rama gabon sërish, dje ndërruan jetë minatorët, ftesë për Tropojë

Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje

Sondazh

Poll