Aktualitet

Mediat e huaja: Putin ka rënë dakord për tu takuar me Zelenskyn personalisht

20 Mars 2022, 16:12 Nga DOSJA
Mediat e huaja: Putin ka rënë dakord për tu takuar me Zelenskyn

RUSI- Presidenti Vladimir Putin duket se ka rënë dakord për tu takuar personalisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Express shkruan se të dy udhëheqësit i kanë lënë ekipet e tyre diplomatike të zhvillojnë bisedime paqeje në terren neutral që menjëherë pas fillimit të konfliktit më 24 shkurt. Korrespondentja e BBC-së, Lysa Doucet tha se presidenti rus tani besohet se u është dorëzuar diplomatëve të tij të lartë dhe ka pranuar se do të ketë të marrë pjesë vetë në negociata në një moment.

Duke folur për BBC, Doucet tha: Diplomatët po flasin, negociatorët po flasin. Dhe ne e kuptojmë se ata po bëjnë përparim. Dhe ne e kuptojmë se Presidenti Putin më në fund ka rënë dakord që ai do të takojë, në një moment, Presidentin Zelensky i cili ka kërkuar një takim që nga janari.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky

Sondazh

Poll