Aktualitet

Aksident në Memaliaj, 2 makina përplasen ‘kokë më kokë’, 6 të lënduar. 2 janë rëndë

20 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Aksident në Memaliaj, 2 makina përplasen ‘kokë më

MEMALIAJ- Një aksident ka ndodhur në aksin në Krahës-Memaliaj pasditen e sotme, ku të lënduar kanë mbetur 6 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth otës 14:30 të pasdites, pranë fshatit Krahës, ku ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë.

Deri më tani raportohet se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e 2 prej tyre është mjaft të rëndë. Deri më tani nuk ka detaje të tjera, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne memaliaj aksident ne memaliaj

Sondazh

Poll