Aktualitet

Mori me mashtrim 136.000 €, i dënuar me 15 vite burg, ekstraduar nga Stokholmi 36-vjeçari

20 Mars 2022, 12:34 Nga DOSJA
Mori me mashtrim 136.000 €, i dënuar me 15 vite burg, ekstraduar nga

TIRANË– 36-vjeçari Bledar Hoxha është ekstraduar nga Suedia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Gjykata e Tiranës e kishte dënuar të riun me 15 vite burg, pas në vitin 2013, i ka marrë shumën 136.000 euro, një tjetër persona nëpërmjet mashtrimit. Më pas u largua nga Shqipëria, por vetëm 2 vite më vonë, Gjykata mori vendimin ndaj tij në mungesë. Megjithatë 6 vite më vonë, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i vendit ku fshihej, për ta kthyer e ta vendosur para drejtësisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar hoxha gjykata e tiranes tirane bledar hoxha gjykata e tiranes tirane

Sondazh

Poll