Politike

VD-Rama: Hekuri ka shkuar trefish, investimet private dhe publike kanë stopuar

19 Mars 2022, 10:28 Nga DOSJA
VD-Rama: Hekuri ka shkuar trefish, investimet private dhe publike kanë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se çmimi i hekurit ka shkuar trefish. Gjatë takimit me fermerët, kreu i shtetit shtoi se kjo ka ndodhur pasi kontratat tashmë janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Rama shtoi se efektet e krizes po ndihen fort edhe në Shqiperi duke dhënë si shembull ndalimin e investimeve publike dhe private si pasojë e trefishimit të cmimit të hekurit.


DEKLARATA E RAMËS:

Kjo kofirmohet edhe nga raporti eksporte/ importe. Më parë eksportonim 1 dhe importonim 7, kurse tani jemi 1/ 3. Eskportet tona bujqësore kanë shkuar thuajse afër gjysmë milliard euro, ndërkohë që ishin 120 milion. Duam që të shkojmë deri në 1 miliard eksporte deri në fund të mandatit. Lufta e Ukrainës është një taksirat tjetër që duhet të kalojmë pas tërmetit dhe pandemisë. Bëhet fjalë për një luftë që po ndikon të gjithë botën. Është një fuqi e madhe tregtare si Rusia dhe një ndër prodhueset kryesore të drithërave siç është Ukraina. Janë dy forca dhe tregje të rendësishme që kanë çoroditur të gjithë dynjanë. Sot, në Shqipëri kanë ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private: Sepse hekuri ka shkuar trefish. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kontratat tona janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Hekuri është themelor në ndërtim. Dhe tani që të vazhdojnë ata, na thonë që s’mund të zbatojnë kontratën ndërkohë që është trefishuar çmimi për shkak të luftës. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të themi stop deri sa tëmbarojë kjo situatë. Ka shumë që thonë të lem investimet, por kjo çon shumë njerëz pa punë në shtëpi dhe humbje nga taksat.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama me fermeret edi rama rama me fermeret

Sondazh

Poll