Aktualitet

20 ditë gripi i shpendëve ‘nëpër këmbë’, Resuli: Të reagojë ministria, ose shkojmë në SPAK

20 Mars 2022, 12:31 Nga DOSJA
20 ditë gripi i shpendëve ‘nëpër

TIRANË– Drejtuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor, Ervin Resuli ka reaguar pas konfirmimit nga Ministria e Bujqësisë se në Durrës është shfaqur gripi i shpendëve. Me anë të një njoftimi zyrtar, ai shkruan se dy institucionet; Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, kanë lejuar që situata të vijojë për më shumë se 20 ditë, ndërkohë që jeta e konsumatorit është e rrezikuar.

“Ne si nje organizate qe kemi primare mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor do te presim distancimin e Ministres se Bujqesise. E kunderta do te tregoje qe ministrja eshte pjese e situates se krijuar, me pasoja si per konsumatorin ashtu dhe per prodhuesit vendore, duke rrezikuar jo vetem jeten e qytetareve por dhe ekonomite e shpendarise ne Shqiperi. Shoqata jone do te prese reagimin, ne te kundert, do ti drejtohemi SPAK,”-shkruhet ndër të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa here, prej nje jave, se rastet e pulave te ngordhura ne Durres ishin nje rast i paster i gripit te shpendeve. Keto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistet me te mire veterinare te terrenit si dhe profesore te nderuar me te cilet Shoqata jone bashkepunon prej kohesh. I bejme thirrje publike Ministres se Bujqesise te distancohet nga sjellja e pa pergjegjeshme e dy institucioneve te varesise, ISUV dhe AKVMB te cilet ne shkelje flagrante te ligjit kane lejuar per me shume se 20 dite nje situate kaotike duke mos arritur ne diagnozen perfundimtare ne kohen e duhur. Per veprime dhe mos veprime ne kohe te institucioneve pergjegjese ISUV dhe AKVMB, Ministrja e Bujqesise duhet te referoje prane organeve kompetente nje hetim te paster dhe te paanshem pasi jeta e Konsumatorit eshte rrezikuar . Ne si nje organizate qe kemi primare mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor do te presim distancimin e Ministres se Bujqesise. E kunderta do te tregoje qe ministrja eshte pjese e situates se krijuar, me pasoja si per konsumatorin ashtu dhe per prodhuesit vendore, duke rrezikuar jo vetem jeten e qytetareve por dhe ekonomite e shpendarise ne Shqiperi. Shoqata jone do te prese reagimin, ne te kundert, do ti drejtohemi SPAK.

SHIKO EDHE KËTË:

ZYRTARE! Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria jep detaje

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gripi i pulave gripi i shpendeve ne shqiperi durres gripi i pulave gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll