Aktualitet

Para syve të kryeministrit! Buka blihet 120 lekë, por peshon vetëm 700 gram…Rama: Ndodh!

20 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Para syve të kryeministrit! Buka blihet 120 lekë, por peshon

TIRANË– Buka nuk ka peshën e duhur, kështu që konsumatorët paguajnë më shumë sesa marrin. Një gjë e tillë ka ndodhur në prani të vetë kryeministrit Edi Rama. Gjatë “ekspeditave” të tij nëpër qytet, ku kontrollon çmimet e produkteve, Rama kërkoi që në sy të tij të peshohej një bukë masive e bardhë…

Kostoja e një bukë të tillë është 120 lekë të reja, ndërkohë që pesha idealisht duhet të jetë të paktën 900 gramë. Sa ishte buka që peshoi Rama? 700 gram! Para syve të tij, Rama dëshmoi se si vidhen qytetarët çdo ditë, ndërsa çmimin për bukën e paguajnë një më një.

PJESË NGA BISEDA:

Ministrja Delina Ibrahimaj: Do kujdemi që të vijë mielli me të njëjtin çmim, që most ë pasqyrohet tek buka. Ju nuk punoni me karburant kështu që nuk ken ipse të shqetësoheni për rritjen e tyre. Kemi dhe një problem tjetër me bukën. Kemi dëgjuar shqetësime se qytetarët vijnë dhe nuk marrin peshën e duhur. Është e rëndësishme që çdo konsumator të marrë atë që të paguajë.

Punonjësja: Na e kanë thënë edhe ne…

Edi Rama: Hajt’ peshoje ta shohim. Masivja e bardhë? Kjo qenka 700 gram. Rëndësi ka që të jetë lëvizje e vogël, e natyrshme. Se është edhe psikologjike ëëëë. Është psikologjike. Janë të stresuar klientët.

Punonjësja: Na e kanë paraqitur dhe ne këtë shqetësim,po ja peshoren ta peshojnë. 

Sipas ligjit mbi artikujt e shportës, buka duhet të ketë peshën standard 900 gram, por mesa duket ky kriter nuk respektohet as para kryeministrit…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama pesha e bukes edi rama pesha e bukes

Sondazh

Poll