Aktualitet

Pse nxituan për përgënjeshtrim? Si e mohoi Ministria e Bujqësisë gripin e pulave në Durrës

20 Mars 2022, 12:18 Nga DOSJA
Pse nxituan për përgënjeshtrim? Si e mohoi Ministria e

DURRËS– Disa ditë më parë, Dosja.al denoncoi ngordhjen e 200 mijë pulave në zonën e Durrësit, duke vënë alarmin se kishte mbërritur gripi i pulave. (SHIKO KËTU) Megjithatë me denoncimin në media, duket se Ministria e Bujqësisë shpejtoi për të mohuar lajmin, duke pretenduar se e gjitha kishte ndodhur për shkak të sëmundjes tjetër, laringotrakeiti infektiv.

Por dy ditë më pas, çuditësisht nga askund del një kampion pozitiv, ndërkohë që nuk sqarohet as a është pulari, apo ndonjë fermë private. Detaj që ka rëndësi sepse nëse ëshët pulari apo thertore, do të thotë që mishi dhe vezët e infektuara më shumë gjasë janë transportuar në të gjithë vendin, duke rrezikuar kështu edhe qytetarët.

Edhe pse virusi nuk ngjitet tek njerëzit, nuk dihet se ç’mund të shkaktojë në organizëm konsumi i produkteve të tilla, për më tepër tek fëmijët. Kush mban përgjegjësi për këto? Pse i fshehu Ministria rezultatet e analizave për kaq kohë, sepse nuk bën sens që testi pozitiv të ketë dalë më pas pikut të ngordhjeve? Kë po mbron Ministrja?

Për qytetarët dhe konsumatorët do të kujdeset ndokush?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll