Bota

SHBA i kërkon Turqisë që t’i japë Ukrainës sistemin “S-400” kundër avionëve rus

20 Mars 2022, 08:48 Nga DOSJA
SHBA i kërkon Turqisë që t’i japë Ukrainës

SHBA- SHBA i ka sugjeruar jozyrtarisht Turqisë që të dërgojë sistemet e saj të mbrojtjes raketore S-400 në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë forcat ruse. Sipas burimeve të Sky neës, zyrtarët amerikanë ia kanë paraqitur idenë homologëve të tyre turq muajin e kaluar. Çështja është diskutuar gjithashtu gjatë vizitës së Zëvendës Sekretares së Shtetit Uendi Sherman në Turqi në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë ishte presidenti ukrainas Vladimir Zelenskyy i cili ju bëri thirrje vendeve që të dërgojnë këto llojë sistemi mbrojtës ajrorë të prodhuara nga Rusia. Ky sistem mbrojtjes raketorë S-400 është prodhuar nga vetë Rusia. 

Analistët thanë se ideja nuk do të pranohet nga Turqia, duke përmendur çështje që variojnë nga pengesat teknike që lidhen me instalimin dhe funksionimin e S-400-ve në Ukrainë, deri te shqetësimet politike të tilla si goditjet që Ankaraja mund të marrë nga Moska.

Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar armë ukrainasve për shkatërrimin e tankeve ruse, por jo avionë luftarakë pasi është një lëvizje që zyrtarët amerikanë i frikësohen se mund të kthehet në një luftë rajonale në një zjarr global.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 08:13

LUFTA/ 71 jetimë u evakuuan nga Sumy

UKRAINË- Guvernatori rajonal i Sumy (Ukrainë), Dmytro Zhyvytskyi në një postim në Facebook është shprehur se 71 foshnje janë evakuuar. Sipas Sky news, Zhyv...

Bota 20 Mars 2022, 07:37

Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase kanë akuzuar Rusinë për krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare në zonat e pushtuara.Sipas Sky ne...