Bota

Gjesti fisnik i shqiptarit, gjen portofolin e aktores Maryl Streep dhe ja dorëzon

20 Mars 2022, 06:57 Nga DOSJA
Gjesti fisnik i shqiptarit, gjen portofolin e aktores Maryl Streep dhe ja

SHBA- Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar për një ngjarje ku përfshihet një i ri nga Kosova, i cili sipas përshkrimit nga ai, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se kosovari kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep. Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë kuletën dhe të hollat aktores amerikane.

Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me gazetarin.

Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë.

Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.

Weir ka sqaruar se në ndërtesën ku është gjetur portofoli nuk jeton vet Meryl Streep, por vajza e saj, ndaj ai mendon se kur e ka humbur kuletën, aktorja e famshme duhet të ketë qenë për një vizitë te vajza e saj/Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni bill weir meryl streep bill weir meryl streep

Sondazh

Poll