Bota

Sulmet në qytet/Zelensky: Ajo që Rusia po i bën Mariupolit do të mbahet mend për shekuj

20 Mars 2022, 07:32 Nga DOSJA
Sulmet në qytet/Zelensky: Ajo që Rusia po i bën Mariupolit do

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i vazhdueshëm rus në qytetin e rrethuar të Mariupolit ishtë një akt terrori që do të mbahet mend për shekuj.

Në një video-mesazh të postuar në Facebook herët të dielën, presidenti ukrainas tha se Mariupol do të mbetet në histori si një shembull i krimeve të luftës.

Më herët të shtunën, Zelensky iu drejtua popullit zviceran përmes lidhjes video, duke thënë se Zvicra mbështet sanksionet e BE-së kundër Moskës dhe i bëri thirrje Zvicrës që të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Rusisë.

Kjo do të thotë shumë për aparatin shtetëror rus, për njerëzit që janë mësuar të mendojnë se pushteti është para”, tha ai në mesazhin në Facebook.

Ai tha se i kërkoi Zvicrës që të ndërmarrë hapa shtesë, si për shembull, të sigurojë që kompanitë zvicerane që nuk janë larguar ende nga tregu rus do ta bëjnë këtë menjëherë.

“Që të mos i japin asnjë dollar, franga apo euro makinës ruse të luftës për vrasjen e njerëzve tanë. Që të gjithë ata që janë fajtorë të luftës kundër vendit tonë, të mos mund ta shijojnë jetën në Zvicër, pasuritë e paluajtshme zvicerane dhe bankat zvicerane”.-shtoi ai.

Në fjalimin e së shtunës, Zelensky veçoi kompaninë zvicerane Nestle, e cila nuk është larguar nga Rusia.

” Ushqim i mirë. Jetë e mirë.” Ky është slogani i Nestlé. Kompania juaj që refuzon të largohet nga Rusia. Edhe tani, kur ka kërcënime nga Rusia për vendet e tjera evropiane. Jo vetëm për ne. Kur ka edhe shantazh bërthamor nga Rusia”, tha ai.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll