Bota

Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

20 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase kanë akuzuar Rusinë për krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare në zonat e pushtuara.

Sipas Sky news, forcat e armatosura të ukrainës kanë thënë në deklaratën e fundit këtë mëngjes se Rusia nuk ka dhënë akses në autokolonën humanitare për lëvizje, ndërkohë u përpoqën të kalonin në rajonin jugor të Khersonit, i cili ka qenë nën pushtimin rus prej ditësh.

Forcat e armatosura ukrainase gjithashtu deklaruan se Moska nuk kreu asnjë operacion sulmues aktiv të shtunën, sipas tyre ushtria ruse u fokusua në rivendosjen e ushtarëve të vdekur dhe pajisjeve të dëmtuara.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll