Bota

LUFTA/ 71 jetimë u evakuuan nga Sumy

20 Mars 2022, 08:13 Nga DOSJA
LUFTA/ 71 jetimë u evakuuan nga Sumy

UKRAINË- Guvernatori rajonal i Sumy (Ukrainë), Dmytro Zhyvytskyi në një postim në Facebook është shprehur se 71 foshnje janë evakuuar. Sipas Sky news, Zhyvytskyi tha se foshnjet janë birësuar nga familje jasht vendit të cilat u gjendën në ndihmë të qytetarëve ukrainas duke siguruar jetën e foshnjeve të tyre.

Ai shprehu falenderimet për familjet birësuese dhe shton se fëmijët do të lkthehen në Sumy sapo lufta të mbarojë. Foshnjet po mbaheshin në bodrume pasi bombardimet nuk kishin të ndalur.

 

“Për gati dy javë ne i kemi fshehur këto foshnje. Kush kishte mundesi ti adoptonte ne vend te sigurt ne nje shtet tjeter u gjeten shpejt fal zotit, dhe me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes një korridori humanitar, ne i morëm fëmijët e një shtëpie të specializuar nga një zonë luftimi.

Keta jane femije qe nuk kane prinder (per arsye te ndryshme) dhe shumica e tyre kane nevoje per ndihme te vazhdueshme nga mjeket. Në Sumyn evakuuam 71 fëmijë. Ju jam mirënjohës nga zemra për pritjen e kujdesshme të vogëlushëve tanë.Faleminderit të gjithëve që e bëtë të mundur këtë!

Heqje e sigurt, trajtim dhe fshehje larg luftës. Ne do t’i mposhtim dhe do t’i kthejmë fëmijët në rajonin e tyre Sumy!”- shkruajti në Facebook Dmytro Zhyvytskyi.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro zhyvytskyi lufta ukraine-rusi dmytro zhyvytskyi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 07:37

Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase kanë akuzuar Rusinë për krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare në zonat e pushtuara.Sipas Sky ne...