Bota

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit në Kosovë

20 Mars 2022, 08:25 Nga DOSJA
Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

KOSOVË- Policia ka njoftuar ditën e djeshme se në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren janë gjetur mbetje mortore. Sipas policisë, disa punëtorë kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Sipas Express, policia dyshon se mbetjet mortore mund ti përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet janë dërguar në njësinë e krimeve të luftës.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gjenden mbetje mortore ne kosove gjenden mbetje mortore ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2022, 07:37

Ukrainë/ Rusia po bllokon ndihmën humanitare

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase kanë akuzuar Rusinë për krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare në zonat e pushtuara.Sipas Sky ne...