Sport

Partizani, nuk luhet me fitoren si macja me miun! Kallaku humb 11-m, Kastrioti ia del të..

19 Mars 2022, 14:46 Nga DOSJA
Partizani, nuk luhet me fitoren si macja me miun! Kallaku humb 11-m, Kastrioti

KAMËZ– Fituan dhe padyshim që e merituan. Mund të cilësohet çudi që Kastrioti të mundë Partizanin, veçse ky është realiteti i Superligës, me krutanët që kanë ditur më herët të mposhtin t’i marrin pikë Tiranës apo Laçit. Përfundoi 1-0 në Kamëz me golin e shënuar nga Kaina. Një pjesë e parë me nervozizëm dhe kartona të shumtë.

Në minutën e 19′ futbollisti i Partizanit, Rrapaj provon me një tentativë nga distanca, gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme. Goditja e parë e Partizanit drejt portës së krutanëve. Rasti më i mirë do të vinte në 44′ kur Stenio Zhunior, me portën e boshatisur, pas asistit të Carës nuk ia del të shënojë. Në pjesën e dytë, Partizani kishte mundësinë ideale për të kaluar në avantazh, kur në minutën e 55′ Sherif Kallaku humbet mundësinë të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Një situatë që ndikoi në moralin e të kuqve, pasi Kastrioti mori frenat e lojës dhe në minutën e 79′ Kaina do të tregohej i saktë në atë goditje me kokë pas topit të dhënë nga Hasani. Me këtë fitore, Kastrioti shkon në vendin e 6 në kuotën e 28 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kastrioti partizani kastrioti partizani

Sondazh

Poll