Aktualitet

Shkronja ‘t’ pushton Tiranën! Simboli shfaqet në rrugët e kryeqytetit, zbulohet kuptimi

19 Mars 2022, 09:05 Nga DOSJA
Shkronja ‘t’ pushton Tiranën! Simboli shfaqet në

TIRANË– Kryeqyteti është tejmbushur me shkronjën ‘t’. Mos u habisni nëse e gjeni në postera, reklama në rrugë apo edhe në semaforë. ‘t’ është simboli i Tirana Youth Capital, titull ky që sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kryeqyteti e ka marrë stafetën dhe pritet që të pasohet me aktivitete për të rinjtë. Kjo nënkupton se për këtë vit, Tirana do të jetë kryeqyteti europian i rinisë dhe pritet që të sjellë të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Duke qënë se këto aktivitete janë shumë pranë nisjes dhe çeljes së tyre, Veliaj ka shpërndarë në kryeqytet simbolin, si për t’i paraprirë asaj që do të ndodhë në muajt e ardhshëm. 

Titulli “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022” është marrë me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar në vitin 2019 në Aimens, Francë nga Forumi Rinor Evropian. Ky event do të pasohet nga rreth 1000 aktivitete të cilat do të implementohen përgjatë gjithë vitit 2022, me kryefjalë të rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Evropës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet simboli t tirana youth capital simboli t tirana youth capital

Sondazh

Poll