Aktualitet

Protesta para kryeministrisë, ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni çdo tubim

19 Mars 2022, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë për protestën e sotme. Në një njoftim, ambasada këshillon qytetarët që të shmangin çdo lloj tubimi. Në njoftimin e bërë publik, ambasada kërkon nga qytetarët që të monitorojnë mediat lokale dhe të marrin informacionet e nevojshme për të ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e ligjit.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Protesta kombëtare do të nisë ditën e sotme në orën 11:00 përballë Kryeministrisë, kundër rritjes së cmimeve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasada e shba proteste kunder rritjes se cmimeve ambasada e shba proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2022, 21:19

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

TIRANË- Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verio...