Aktualitet

Të shtënat me armë në Babrru! Shpallet në kërkim autori, arrestohet shoku që e ndihmoi

19 Mars 2022, 09:56 Nga DOSJA
Të shtënat me armë në Babrru! Shpallet në kërkim

TIRANË– Benard Hoxha është shpallur në kërkim nga policia, pasi një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër në Babrru të Tiranës. I riu kanosi personin me inicialet A.P, pas një konflikti ndërmjet tyre. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shoku i tij Leonard Steaj, 21 vjeç, i cili e ndihmoi që të largohej.

NJOFTIMI:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet.’

Ngjarja ndodhi dje në mesditë, ku pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A.P, i riu ka qëlluar nga makina, për të kanosur të 18-vjeçarin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet benard hoxha leonard steaj benard hoxha leonard steaj

Sondazh

Poll