Aktualitet

Vodhën viça në Greqi, arrestohen 4 persona në Qafë Botë (EMRAT)

19 Mars 2022, 09:00 Nga DOSJA
Vodhën viça në Greqi, arrestohen 4 persona në Qafë

TIRANË– Erjon Bendaj, Mario, Xhulio dhe Florjan Doda janë arrestuar nga policia. Këta persona kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dhe po tentonin t’i kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Shqipëri.

NJOFTIMI:

Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia Kufitare e Qafë Botës kap në flagrancë 4 shtetas, që kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dhe po tentonin t’i kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Shqipëri. Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në vendin e quajtur “Katajeto”, Bashkia Konispol, kanë bllokuar disa bagëti (viça), që katër shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i fusnin nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri. Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit F. D., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë; E. B., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë; Xh. D., 23 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, M. D., 50 vjeç, banues në Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime arrestime

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2022, 21:19

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

TIRANË- Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verio...