Aktualitet

Operacioni ‘Çiklisti’/ Arrestohet 18-vjeçari, lëvizte me kallashnikov në Tiranë

19 Mars 2022, 08:14 Nga DOSJA
Operacioni ‘Çiklisti’/ Arrestohet 18-vjeçari,

TIRANË– Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi lëvizte me armë. Policia e kryeqytetit informon se në pranga është vënë i riu me inicialet B.M. Ai u konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, duke lëvizur me biçikletë dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak

I riu banues në Fushë-Krujë, do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çiklisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Vorë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak. Vihet në pranga një 18-vjeçar.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas lëvizte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- B. M., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Ky shtetas është konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, duke lëvizur me biçikletë dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për zbardhjen e qëllimit dhe motiveve pse ky shtetas qarkullonte me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestohet 18 vjecari ne tirane tirane arrestim arrestohet 18 vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2022, 21:19

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

TIRANË- Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verio...