Aktualitet

Kokainë dhe dhunë! 9 të arrestuar në Tiranë, një person shpallet në kërkim

19 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
Kokainë dhe dhunë! 9 të arrestuar në Tiranë, një

TIRANË- 9 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre është shpallur në kërkim. S. G., 27 vjeç, është arrestuar pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. B. V., 46 vjeç, është kapur nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Gjithashtu qytetarja me iniciale E. H., 27 vjeçe, është arestuar pasi ka aksidentuar një të moshuar K. Z., 87 vjeç, tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi ka marë disa lëndime. 6 personat e tjerë janë arrestuar nga Policia e Tiranës, për disa vepra penale drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt prodhimi, shitja e narkotikëve dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve.

 

NJOFTIMI I POLICISË TIRANë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. G., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. G. J., 29 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. L., 29 vjeç, A. M., 45 vjeç, K. P., 31 vjeç, dhe K. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. E. H., 27 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin K. Z., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll