Sport

Gjesti i FIFA-s për Ukrainën, gati ti japë biletën e Botërorit pa luajtur ndaj Skocisë

18 Mars 2022, 19:23 Nga DOSJA
Gjesti i FIFA-s për Ukrainën, gati ti japë biletën e

UKRAINË– FIFA po mendon që Kombëtarja e Ukrainës të pranohet në Botëror pa kaluar fazën play-off. Një hipotezë që po vlerësohet nga organi i futbollit botëror, për të ndihmuar në një farë mënyre popullin dhe federatën ukrainase, që gjendet në probleme shumë serioze.

Mbi të gjitha, një hipotezë që mund të ridizenjojë një pjesë të play-off-it për Katarin 2022, duke qenë se kombëtarja verdheblu do të përfshihej, si Italia, në play-off-et e javës së ardhshme.Gjysmëfinalja e parë e play-off-it midis Skocisë dhe Ukrainës ishte planifikuar për më 24 mars.

Një vendim që do të përfshinte indirekt edhe tre Kombëtare të tjera. Fituesi i çiftit Skoci-Ukrainë do të takohet me atë Uells-Austri, në finalen e playoff-it pesë ditë më vonë. Në vend të kësaj, ndërhyrja e Infantinos dhe stafit të tij mund të ndryshojë gjithçka për kombëtaret e lartpërmendura.Megjithatë, ende mbeten disa pikëpyetje se si dhe kur Ukraina mund të shtohet si një pjesëmarrëse në Kupën e Botës që do të luhet në Katar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa ukraina fifa ukraina

Sondazh

Poll