Sport

Hedhin fishekzjarre për të shqetësuar ekipin kundërshtar, tifozët ngatërrojnë hotel

18 Mars 2022, 18:42 Nga DOSJA
Hedhin fishekzjarre për të shqetësuar ekipin kundërshtar,

DANIMARKË– Pas ndeshjes së parë përfunduar me shifrat 4-4, PSV Eindhoven u imponua me rezultatin 4-0 në fushën e Kopenhagen, duke kaluar kështu në çerekfinalet e Conference League. Tifozët danezë, nga ana e tyre, u përpoqën me të vërtetë gjithçka për të futur skuadrën e tyre në mesin e tetë më të mirëve të turneut dhe përveç mbështetjes për 90 minuta, u ndjenë edhe në prag të sfidës. Si? Të shqetësonin futbollistët e PSV duke gjuajtur fishekzjarre jashtë hotelit një natë para ndeshjes.

Objektivi i arritur? Nuk bëhet fjalë, sepse tifozët skandinavë bënë një gabim, që do të thotë se hodhën fishekzjarre jashtë një godine që në realitet strehonte të gjithë, përveç lojtarëve të PSV-së.Për të mashtruar grupin e tifozëve ishte zgjedhja e klubit holandez për të parkuar autobusin në një hotel tjetër. “E parkuam autobusin pranë hotelit tjetër. U bë me qëllim. Fjeta shumë mirë.” Ka konfirmuar Mario Gotze.

 

FC Copenhagen fans set off fireworks to try and disturb PSV players sleep ahead of their Europa League match, but got the hotel wrong.

PSV went on to win 4-0 the following day ? pic.twitter.com/aiih4lWugn

— ESPN FC (@ESPNFC) March 18, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gotze kopenhagen psv gotze kopenhagen psv

Sondazh

Poll