Sport

Mancini përzgjedh Italinë për “play-off”-in, kampionët e Europës të gjithë në apel…

18 Mars 2022, 17:04 Nga DOSJA

ITALI – Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thirrur një skuadër të zgjeruar prej 33 lojtarësh për gjysmëfinalen kualifikuese të Botërorit kundër Maqedonisë së Veriut, të enjten (20:45) në stadiumin “Renzo-Barbera” në Palermo.

‘Azurrët’, arkitektët e titullit të kampionit të Europës fituar verën e kaluar, janë të pranishëm. Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe (24 vjeç) dhe sulmuesi i Cagliarit, Joao Pedro (30 vjeç), të dy me origjinë braziliane, thirren për herë të pare në kombëtaren e Italisë.

Mario Balotelli (31 vjeç), i cili u rikthye gjatë një stazhi tre-ditor në Coverciano në janar, nuk është përfshirë në listen e të besuarve të Mancinit, e cila sot është bërë zyrtare. Në rast fitoreje, Italia do të sfidojnë Portugalinë ose Turqinë për një vend në finalet e Katarit.

Ja dhe lista e kombëtares së Italisë, e përzgjedhur nga Mancini:

Portierë: Cragno (Cagliari), Donnarumma (PSG), Gollini (Tottenham), Sirigu (Genoa)

Mbrojtës: Acerbi (Lazio), Bastoni (Inter), Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Di Lorenzo (Napoli), Emerson (OL) , Alessandro Florenzi (Milan), Luiz Felipe (Lazio), Mancini (Roma)

Mesfushorë: Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Locatelli (Juventus), Pellegrini (Roma), Pessina (Atalanta), Sensi (Sampdoria), Tonali (Milan), Verratti (PSG)

Sulmues: Belotti (Torino), Berardi (Sassuolo), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), J. Pedro (Cagliari), Politano (Napoli), Raspadori (Sassuolo), Scamacca (Sassuolo), Zaccagni (Lazio), Zaniolo (Roma).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport roberto mancini i kishte refuzuar stafi teknik i roberto mancinit trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini roberto mancini i kishte refuzuar stafi teknik i roberto mancinit trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll