Politike

Balla: Serbia ti japë fund tangos! Ne duhet të kërkojmë anëtarësimin në BE

17 Mars 2022, 16:00 Nga DOSJA
Balla: Serbia ti japë fund tangos! Ne duhet të kërkojmë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur sot një fjalim ndryshe në Kuvendin e Shqipërisë, ku i ka kërkuar opozitës të bëhet bashkë me maxhorancën për të kërkuar anëtarësimin e menjëhershëm në BE. Balla në fjalën e tij tha gjithashtu se duhet të ketë një dakordësi për të lënë mënjanë axhendën politike kur vjen puna tek integrimi i vendit në BE dhe të flasin me një gjuhë, ndërsa kërkoi votat për të miratuar raportin e Këshillit të Integrimit. Sipas Ballës, Bashkimi Europian vetem duke përshpejtuar anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të rifitojë kredibilitetin e humbur.

“Kur flasim për aspiratën historike të shqiptarëve atë të anëtarësimit në BE, ta lëmë mënjanë axhendën politike të ditës dhe të flasim për kontekstin e ri gjeopolitik dhe nevojën që të gjithë të flasim me të njënjtën gjuhë. Kuvendi i Shqipërisë sot krahas Kuvendeve të Kosovës, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë mos kërkojmë më vetëm përshpejtim të procesit. Unë mendoj që ka ardhur koha të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Balla.

Në fjalën e tij, balla shtoi se Serbia duhet t’i japë fund tangos me BE-në dhe me Rusinë, duke theksuar se duhet të zgjedhë mes botës demokratike ose asaj diktatoriale.

“Të gjithë biem dakord që Serbia duhet t’i japë fund asaj tangos në mëngjes me BE-në në darkë me Rusinë. O me botën demokratike, o me diktatorin. Me të dy nuk mund të rrijë. Bie dakord me nevojën që BE duhet t’i kërkojë të gjitha vendeve që negociojnë për anëtarësim, qëndrimin e përbashkët për çështje të sigurisë në politikën e jashtme”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/ Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll