Aktualitet

6 marsi, Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin

17 Mars 2022, 16:22 Nga DOSJA
6 marsi, Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin

TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Në mbledhjen e sotme, “Rregullatori” miratoi rezultatet e dala në 6 bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PS fitoi 5 prej tyre, ndërsa koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, doli fitues në Shkodër.

Kandidatët që fituan në zgjedhjet e 6 marsit janë:

Vorë (votim elektronik)- Blerim Shera

Lushnje- Eriselda Sefa

Durrës- Emirjana Sako

Rrogozhinë- Edison Memolla

Dibër- Rrahim Spahiu

Shkodër- Bardh Spahia

Më 6 mars, në të gjithë vendin kanë marrë pjesë 29.6% e qytetarëve me të drejtë votë, që u përllogaritën 555 mijë qytetarë. Qarku me numrin më të madh të pjesëmarrësve në zgjedhje ishte ai i Dibrës, me rreth 42% e qytetarëve.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll