Politike

Tabaku ironizon: Do uleni me këmbë në tokë apo do flasim vetëm për dele?

17 Mars 2022, 14:52 Nga DOSJA
Tabaku ironizon: Do uleni me këmbë në tokë apo do flasim

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli me tone të ashpra në Kuvend duke thënë se duhet të ulen të gjithë me këmbë në tokë. Me tone ironie thotë, “akoma luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit” pasi Taulant Balla ftoi opozitën që të kërkojnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

‘Dua t’i citoj qytetarëve nga progres raporti. Në fakt është bërë e zakonshme që në këto foltore ose gënjehet, ose hidhet baltë, ose sulmohet, pak dëgjohet të flitet për çështje konkrete. Gënjeu herën e kaluar kur tha ku është raporti me 44 faqe. Aq ishte në fakt. Efikasiteti i sistemit gjyqësor është ndikuar nga kohëzgjatja e procedurave, shkalla e ulët e pastrimit dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura. Gjykatat e Apelit kanë çështje të trashëguara dhe vendet e lira gjyqësore Është bërë e normës që kushdo sulmon. Akoma po luftoni me mullinjtë e erës për procesin e integrimit, lufta, anija e vetmuar e Edi Ramës që përballon dallgët e gjithë vendeve që kundërshton dhe i vetëm hap negociatat. Do uleni me këmbë në tokë apo jo? Dhashë sugjerime konkrete. Do flasim për këtë apo vetëm për dele e dash. Çfarë tha Balla për këtë paketën se nuk po ia mbaj mend emrin. Kemi indeksuar me normë inflacioni pensionet. Ke bërë mbështetje për 1/3 e pensionistëve, ke rreth 600 mijë pensionistët. Asnjë masë shtesë nuk është marrë. Gjysma gjel e nisni, gjysma gjel e përfundoni. Besoj që qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se Edi Rama ka dështuar në procesin e integrimit dhe ekonomi.’- tha Tabaku.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 17 mars 2022 jorida tabaku seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll