Politike

VD-Rritja e çmimeve/ Rama: Nesër mbledhja e parë e bordit, kam besim te ju

17 Mars 2022, 11:31 Nga DOSJA
VD-Rritja e çmimeve/ Rama: Nesër mbledhja e parë e bordit, kam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thënë se nesër do të mblidhet bordi i administrimit të produkteve ushqimore bazë, për të rishikuar çmimet dhe për të vendosur një tavan të saj. Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, Rama tha se kjo është një masë që duhet marrë sa më shpejt, duke uruar që eksperienca të jetë sa më pozitive.


“Nesër të mbahet mbledhja e parë për të vendosur pikat mbi i dhe të flitet më pas për vendosjen e çmimit të produkteve bazë, që kanë të bëjnë edhe me psikologjinë e kësaj situate. Normalisht momenti i parë pati edhe eksese. S’jemi më në momentin e parë, por në momentin për të vendosur pikat mbi i. Kam besim që do e bëjmë së bashku dhe do të jetë eksperiencë pozitive. Shumë faleminderit të gjithëve edhe kurajo, besim durim e shëndet”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll