Politike

Meta nderon mjekun Gerond Husi pas vdekjes me dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’

17 Mars 2022, 14:37 Nga DOSJA
Meta nderon mjekun Gerond Husi pas vdekjes me dekoratën e lartë

TIRANË– Presidenti Meta ka vlerësuar mjekun humanist endokrinolog, Gerond Husi (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”: Simboli i mjekut të palodhur dhe të devotshëm, frymëzim për gjeneratat e mjekëve më të rinj që të ndjekin shembullin e tij. Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot mjekun e njohur endoktrinolog Gerond Husi (pas vdekjes) me Dekoratën “Nënë Tereza” me motivacionin:

“Me mirënjohje ndaj endokrinologut të shkëlqyer, pedagogut të Universitetit të Mjekësisë, shkencëtarit të pasionuar si dhe humanistit vetëmohues. Në vlerësim të mjekut të palodhur, i cili iu përkushtua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat tejet të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën në shërbim të pacientëve.”

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtuar familjarëve të mjekut Husi, personaliteteve të mjekësisë shqiptare dhe intelektualëve të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh:

“Jemi sot, së bashku, për të vlerësuar një personalitet të mjekësisë shqiptare, një ikonë të bluzës së bardhë, një mjek që gjatë gjithë jetës së tij, gëzoi reputacion të lartë mes kolegëve të tij, studentëve e të sëmurëve, endokrinologun Gerond Husi. Doktor Husi u lind e u rrit në një familje intelektuale vlonjate, ku mbizotëronte kultura qytetare dhe dëshira për arsimim. Ky ambient ndikoi thellësisht në formimin e doktor Husit. Si rrallëkush në atë kohë, doktor Husi krahas studimeve në universitet punonte edhe në turnet e natës si infermier. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit që tregonte u infektuar me Covid-19 dhe me gjithë përpjekjet dhe lutjet e shumta të familjarëve, kolegëve e miqve të tij nuk arriti ta mposhte këtë sëmundje, e cila e mori në moshë të re dhe kur kishte ende shumë për të dhënë për profesionin që ai e dashuronte. Me humbjen e doktor Husit familja humbi njeriun e saj të dashur, mjekësia humbi mjekun e devotshëm e të kualifikuar dhe shembullor, shokët dhe kolegët humbën mikun e tyre të qeshur dhe bashkëpunues, pacientët humbën mjekun e dashur gojëmbël dhe shoqëria humbi një njeri model dhe frymëzues. Por pavarësisht ndarjes nga jeta vetëm në moshën 50-vjeçare, jeta e tij ishte e mbushur plot me arritje e suksese. Emri i tij do të vazhdojë të jetë simboli i mjekut të palodhur dhe të devotshëm dhe frymëzim për gjeneratat e mjekëve më të rinj që të ndjekin shembullin e tij. I paharruar qoftë kujtimi i doktor Gerond Husit!” përfundoi Presidenti.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll