Politike

Berisha: Pas 8 vitesh, borxhi i Shqipërisë sa Mali i Dajtit

17 Mars 2022, 13:52 Nga DOSJA
Berisha: Pas 8 vitesh, borxhi i Shqipërisë sa Mali i Dajtit

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se borxhi i qeverisë së vendit pas 8 vitesh është sa Mali i Dajtit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha shtoi se korrupsioni në vend ka arritur kulmin.

Duke dhunuar standartet dhe parimet më themelore të një demokracie, para se gjithash zgjedhje të lira. Shqipëria u largua me shpejtësi të madhe, ka një borxh sa Mali i Dajtit i cili në cdo dimension ka korrupsionin. Rezultatet e progresit të 8 viteve kanë qënë të kundërta të asaj që kanë menduar shqiptarët, varfëria është rritur disa herë, pavarësisht se borxhi i tyre është rritur me 103%. Nëse u rrit me 4.4% në 2005, u rrit me 47% në tetëvjeçarin e pasëm. Cfarë u bë me këto para? Me cmim të tetëfishtë, krahasuar me standarte europian, orendi zyrash, rindërtime, shpenzime kolosale me ndërtime dhe si përfundim shqiptarët me rrogë mesatare më të larta në rajon përfunduan me rrogë të ulët.Edhe rroga është një kriter i pashpallur në procesin e integrimit. Po ka një njeri që i bën tualet, një vasal që i bën Aleksandër Vucic dhe ai është Edi Rama, Dhe kur deklaron se për vendet e rajonit do të respektojë kontratat thotë miku im, kjo miqësi për interesa antishqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur të cilën bota e dënoi publikisht.‘- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:LIVE-Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 17 mars 2022 sali berisha seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll