Politike

Taulant Balla thirrje SPAK: Tha se GAZPROM i kishte ofruar ryshfet, duhet marrë nën hetim

17 Mars 2022, 12:55 Nga DOSJA
Taulant Balla thirrje SPAK: Tha se GAZPROM i kishte ofruar ryshfet, duhet

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se Berisha rrëfeu sot se kompania ruse “GAZPROM” i kishte ofruar ryshfet për të shtrirë projektin e tyre në Shqipërisë, por ai nuk kishte pranuar. Ndaj sipas Ballës, Berisha duhej marrë nën hetim.

“Kishte dalë sot ai, ai zotëria sot dhe shpresoj që SPAK-u të mos e ketë pushim sot. Kishte dalë Sali Berisha dhe thoshte se Gazpromi i paska ofruar ryshfet për TAP-in. Minimalisht është “moskallëzim krimi”, sepse dikush të ofrohet të japë ryshfet është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj që ta dëgjojë Prokuroria Speciale Anti Korrupsion. Ta thërrasë zotërin, se meqë Gazpromi paska mbërritur deri aty sa t’i afrohet kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë dhe t’i ofrojë ryshfet. Kjo është diçka e rëndë,”-tha Balla.

Por në fakt, Berisha nuk tha se i kishin ofuar ryshfet, por se i kishin bërë oferta për të shtrirë projektin në vendin tonë, por në asnjë moment nuk e pretendoi se ofertat ishin bërë nën tavolinë.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll