Aktualitet

4000 vepra arti në banesë/Kush është 61-vjeçari, ishte ndaluar në 2013 me Gjergji Thimion

17 Mars 2022, 12:59 Nga DOSJA
4000 vepra arti në banesë/Kush është 61-vjeçari,

TIRANË- 61-vjeçari Artan Koçiu është arrestuar sot pasi u zbulua se rreth 4000 objekte arti ishin grumbulluar e ishin gati për shitje në banesën e tij. Por Koçiu mësohet se nuk është emër i panjohur nga Policia pasi është arrestuar në vitin 2013 me Gjergji Thimion, në zonën e “Ali Demit”, ku banon dhe ushtron një aktivitet privat.

Arrestimi i tij atë kohë u bë pasi gjatë një kontrolli që Policia ushtroi në një mobilierinë që ai kishte në pronësi, gjeti dhe sekuestroi 70 objekte materiale druri dhe objekte të tjera që përkasin besimeve fetare. Veprat dyshohet të ishin të vjedhura në kishat e rrethit të Korçës dhe në Maqedoni, ashtu si objektet e tjera të sekuestruara.

LAJMI KRYESOR: 4000 vepra arti brenda shtëpisë në Tiranë,u vodhën nëpër kisha!Artan Koçiu,i dënuar më parë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan koçiu operacioni cultural heritage artan koçiu operacioni cultural heritage

Sondazh

Poll