Aktualitet

4000 vepra arti brenda shtëpisë në Tiranë,u vodhën nëpër kisha!Artan Koçiu,i dënuar më parë

17 Mars 2022, 13:24 Nga DOSJA
4000 vepra arti brenda shtëpisë në Tiranë,u vodhën

TIRANË– 4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën ‘Shyqyri Brari’, ndërsa në pranga ka përfunduar Artan Koçiu. Në kuadër të operacionit “Cultural Heritage”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas më shumë se 3 muajsh hetime ka bërë të mundur prangosjen e 61-vjeçarit, i cili është arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave bashkë me Gjergji Thimion.

Artan Koçiu kamuflohej si zdrukthëtar, ndërsa shtëpinë e tij e kishte kthyer në një galeri të vërtetë me vepra të ndryshme arti. Por do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet se ka kryer veprat penale: “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Zbulimi i 4000 veprave të artit ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Kulturës, e cila do bëjë inventarizimin e veprave dhe kategorizimin e secilës prej tyre nëse janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Deri më tani dyshohet se veprat e artit janë vjedhur në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga ekspertët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

4000 vepra arti në banesë/Kush është 61-vjeçari, ishte ndaluar në 2013 me Gjergji Thimion

Shtëpia si muze! PAMJET brenda shtëpisë, si e kishte mbushur banesën me ‘art’ 61-vjeçari

4 mijë objekte arti në shtëpi, libra, Kodik e Skrivanë zbulohet “thesari” në Tiranë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan koçiu operacioni cultural heritage artan koçiu operacioni cultural heritage

Sondazh

Poll